Extra Rita Ora flirton me djalin e çiftit Beckham, tërbohet Victoria

Rita Ora flirton me djalin e çiftit Beckham, tërbohet Victoria

Ai është 19 dhe ajo është 28, megjithatë Rita Ora nuk e ka problem që po flirton me Brooklyn Beckham, djalin e çiftit të famshëm David dhe Victoria.

Por ‘The Sun’ raporton se mamaja e Brooklyn është tërbuar kur ka mësuar për aferën mes tyre.

Një mik i Victoria tha: “Ajo e ka bërë të qartë se nuk e aprovon këtë”.

Dizanjerja e njohur është acaruar kur ka parë fotot e të birit duke u puthur me këngëtaren shqiptare.

Ajo dhe i shoqi, David ia kanë ndaluar të birit që të dalë sërish me Rita Orën.

Këngëtarja njihet për historitë e saj të shumta të dashurisë. Në një rast ajo ka pasur një lidhje me mikun e ngushtë të familjes Beckham, Dave Gartner.

Mësohet se kjo është një tjetër arsye pse David është acaruar.