Extra Rita Ora mahnit Londrën (FOTO)

Rita Ora mahnit Londrën (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora jo pak herë ka mahnitur publikun në daljet e saj. Dhe teksa 2020 po na dëshmon të gjithëve se nuk ka më problem nëse del me pizhame në rrugë, Rita Ora na solli ndërmend kohën kur moda dhe e veshura ishin ende diçka me rëndësi për ne.

30-vjeçarja la makinën e saj dhe i dhuroi paparacëve një pamje plot klas dhe hijeshi. Rita mbante veshur një fustan të verdhë me mëngë të fryra dhe një rrip të trashë të zi në brez. Ndërkohë në këmbë kishte mbathur taka me majë dhe geta të zeza deri tek gjuri.

Por së fundmi lidhur me këngëtaren kanë ardhur dyshime për një fejesë të mundshme me të dashurin e saj 39-vjeçar Romain Gavras, pasi në gishtin e saj mbante një unazë me vlerë plot 50,000.