Kryesore Rita Ora në Tiranë, takon studentët e Liceut Artistik dhe zbulon ‘sekretin’...

Rita Ora në Tiranë, takon studentët e Liceut Artistik dhe zbulon ‘sekretin’ e saj për të ecur përpara

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në Tiranë. Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin “Skënderbej”, në një koncert falas për të gjithë qytetarët.

Takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik.

I shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Rita Ora zhvilloi një bisedë, në formë pyetje-përgjigje, me të rinjtë e pranishëm në sallën e Liceut Artistik, me të cilët ndau eksperiencën e saj si këngëtare, se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrën tënde dhe se sa punë e mund duhet për ta realizuar atë.

“Kur ju rriteni do të takoni njerëz që do t’ju frymëzojnë të bëni diçka, të tjerë do t’ju thonë se nuk do t’ia dilni dot dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin. Por, duhet të fokusoheni te vetja juaj dhe të mos i dëgjoni çfarë thonë të tjerët. Duhet t’i provoni atyre se janë ata që e kanë gabim. Kjo më ka bërë mua të eci përpara”, tha ajo.

Përpara koncertit të mbrëmjes së 6 shtatorit, Rita Ora do të marrë pjesë në disa aktivitete me natyrë sociale.