Extra Rita Ora u dhuron prindërve shtëpinë prej 1.3 mln paund (Foto)

Rita Ora u dhuron prindërve shtëpinë prej 1.3 mln paund (Foto)

Prindërit e këngëtares shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale, kanë zbuluar disa pamje të shtëpisë së tyre në Londër, e cila ka vlerën e 1.3 milionë paund.

Këngëtarja 28-vjeçare e ka vendosur familjen e saj në një shtëpi të re, e cila ka 6 dhoma gjumi dhe një dizajn të interierit shumë të veçantë.

Po ashtu, ka mbajtëset e shkallëve të zbukuruar me ari e stil të vjetër, pikturat e ndryshme dhe shumë orendi të çuditshme.

Gjithashtu, shtëpia ka një kopsht, dyshemetë e zbukuruar dhe një dhomë elegante të ngrënies, e cila është e përkryer për të pritur në darkën familjare vajzat e tyre Ritën dhe Elenën, si dhe djalin Donin.