Politika Rivali i Erion Veliajt: Njerëzit të dalin të votojnë

Rivali i Erion Veliajt: Njerëzit të dalin të votojnë

Rivali i Erion Veliajt në Tiranë, kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderi thotë se situata deri tani paraqitet e qetë, sipas informacioneve të tij.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pasi votoi, Arben Skënderi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, pavarësisht kandidatit që do të zgjedhin.

“Kam informacione që çdo gjë shkon shumë qetë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje votuesve që ta përdorin instrumentin e votës pa ndikime. Është e rëndësishme që vota sido që të jetë do të ishte mirë që njerëzit ta kenë këtë instrument ta përdorin. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë”, tha Arben Skënderi.

Më herët votoi edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili bëri thirrje gjithashtu për pjesëmarrje në votime.