Sport Rivali i Perez për presidencën e Realit: Do rikthej Ronaldon. Më pëlqen...

Rivali i Perez për presidencën e Realit: Do rikthej Ronaldon. Më pëlqen Klopp, jo Zidane

Enrique Riquelme është biznesmeni i cili do të garojë me Florentino Perez në zgjedhjet presidenciale të vitit 2021. Ai kërkon që të jetë kreu i Real Madrid dhe nuk do të jetë një mision i lehtë, edhe se idetë i ka të qarta.

Ai ka folur për “El Partidazo de COPE” dhe mes të tjerash është shprehur se ka në plan të rikthejë në ekip Cristiano Ronaldon, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit dhe më parë me madrilenët ka shkuar historinë. Riquelme thotë se Ronaldo është një përfaqësues i madh i futbollit dhe i Realit.

Riquelme nuk ka frikë t’i ndajë idetë e tij me njerëzit që tani, teksa flet edhe për pozicionin e Zinedine Zidane. Francezi nuk e ka mbështetjen e biznesmenit, i cili nëse do të zgjidhet president do të donte një tjetër trajner.

“Zidane nuk do të ishte trajneri im. Personalisht më pëlqen shumë Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool. Gjithashtu edhe Raul Gonzalez po bën një punë të mirë”, ka thënë Enrique mes të tjerash.