Kuriozitete Robin Hood-ët modernë: Hakerët vjedhin bankën, kalojnë paratë në llogaritë e qytetarëve

Robin Hood-ët modernë: Hakerët vjedhin bankën, kalojnë paratë në llogaritë e qytetarëve

Një grabitje e pazakontë ndodhi në qytetin rus të Kemerovos.

Hakerët e panjohur goditën në sistemin elektronik të bankës Taatta dhe përvetësuan 2,285 milionë rubla.

Në një kohë të mashtrimeve dhe grabitjeve të sofistikuara, ky lajm do të kalonte pa u vënë re nëse grabitësit, paratë e vjedhura nuk do t’i transferonin në llogaritë e disa qytetarëve.

Këta Robin Hood-ë modern kanë transferuar 2,285 milionë rubla në llogaritë elektronike të katër qytetarëve.

Banka Taatta kërkoi kthimin e 2,285 milionë rublave nga qytetarët, duke paraqitur prova në Gjykatën Qendrore të Qarkut në Kemerovo e argumentuar se qytetarët i kanë marrë paratë në mënyrë të paligjshme.