Politika Roli i grupeve kriminale të fuqishëm, Hoxha: Pse Elbasani përcakton zgjedhjet

Roli i grupeve kriminale të fuqishëm, Hoxha: Pse Elbasani përcakton zgjedhjet

“Elbasani është vendi i nxehtë që përcakton zgjedhjet”. Kështu tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, gazetari Artan Hoxha teksa analizoi përplasjen e shumëdiskutuar të ditës së verës në Elbasan.

Siç u shpreh Hoxha, grupet e Elbasanit janë shumë të fuqishme financiarisht dhe sipas tij mund të ndikojnë direkt në fushatë.

“Elbasani është vendi i nxehtë që përcakton zgjedhjet. Për fat të keq është ndër qarqet që kanë numrin më të rëndësishëm. Elbasani u vë në qendër të vëmendjes. Dy partitë e mëdha janë përballë njëra-tjetrës dhe kanë në garë LSI-në. PS ka 7 mandate dhe kërkon edhe të tetin. LSI aty ka pasur një marrëveshje që konflikti atë ditë u bë nga ata që erdhën nga Tirana dhe jo nga ata të Elbasanit. Bota e krimit është më prezente aty ku ka para më shumë. Grupet e Elbasanit janë shumë të fuqishëm dhe mund të ndikojnë direkt në fushatë”, u shpreh Hoxha.