Extra Rolls Royce prezanton makinën për miliarderët “që nuk duan të mburren”

Rolls Royce prezanton makinën për miliarderët “që nuk duan të mburren”

Për të gjithë ata miliarderë që nuk kanë dëshirë të mburren me pasurinë e tyre, Rolls-Royce ka prezantuar një makinë që nuk bie shumë në sy.

Ajo quhet “Ghost” (Fantazma), vizualisht nuk është aq luksoze sa prodhimet e tjera të Rolls-Royce dhe nuk bën aq zhurmë sa paraardhëset e saj.

Drejtori i markës, Torsten Müller-Ötvös, tha: “Në botën e sotme, ku shumë njerëz po kërkojnë thjeshtësinë, Ghost-i është thjesht perfekt. Është esenca e vërtetë e Rolls-Royce. Ghost-i pëshpërit, nuk bërtet. Është më pak, por është më i mirë”.

Rolls-Royce Ghost kushton rreth 280 000 euro.