Sport Roma ngadalëson në Austri, United del me një pikë nga Holanda

Roma ngadalëson në Austri, United del me një pikë nga Holanda

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e Europa League mes Wolfsberger dhe Romës. Verdhekuqtë shkonin me shumë mungesa në këtë ndeshje që ishte e vlefshme për raundin e dytë të Grupit J të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Evropë.

Roma kaloi e para në avantazh pas një goditje këndi në minutën 27 të takimit me Kluivert. Në pjesën e dytë vendasit e kërkuan më shumë golin dhe ai erdhi pikërisht në minutën e 51 nga një goditje e fuqishme jashtë zone e Lindlt.

Pjesa e mbetur e takimit nuk shënoi ndonjë rast për t’u shënuar duke i çuar të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me nga një pikë.

Manchester United nuk ia doli të merrte 3 pikë në përballjen ndaj AZ Alkmaar në Holandë. Takimi përfundoi pa gola 0-0 duke konfirmuar edhe njëherë formën jo të mirë që po kalojnë “Djajtë” si në kampionat ashtu edhe në kompeticionin evropian.

Ekipi i Solskjaer është në krizë prej disa ndeshjes dhe këtë e tregoi dhe mbrëmjen e sotme. United renditet i dyti në grup me 4 pikë po aq sa Partizani i Beogradit.