Extra “Romeo dhe Zhulieta” në kohën e karantinës, historia e çiftit që u...

“Romeo dhe Zhulieta” në kohën e karantinës, historia e çiftit që u dashuruan duke u parë nga ballkoni

“Romeo dhe Zhulieta” në kohët moderne. Çifti italian nga Verona që u dashurua nga ballkoni gjatë kohës së pandemisë, janë në prag martese. Dashuria midis tyre ka tërhequr vëmendjen mediatike.

Të quajtur “Romeo dhe Zhulieta të kohëve moderne të koronavirusit”, avokati Paola Agnelli, 40 vjeç dhe specialistja e i IT-së Michele D’Alpaos, 38 vjeç, shkëmbyen shikimet për herë të parë në muajin mars në kohën kur e gjithë Italia ishte nën një mbyllje të rreptë, me masa të forta sigurie.

Pikërisht në qytetin ku lindi historia tragjike e dashurisë së Shekspirit, Agnelli dhe D’Alpaos kishin dalë në ballkonet e tyre (ai në katin e 7-të, ajo në të 6-tin) për të dëgjuar muzikën që luanin fqinjët çdo mbrëmje. Tërheqja ishte e menjëhershme dhe e ndërsjelltë, megjithë distancën 40 metra midis dy ballkoneve të tyre.

“Michele menjëherë më pyeti nëse mund të më ndiqte në Instagram, dhe prej andej filluam të flasim çdo ditë deri natën vonë“, tha Agnelli për Insider.

Ata nuk u takuan personalisht deri më 4 maj, kur kufizimet e Italisë u lehtësuan.

“Ishte emocionuese, të dy ishim të ngazëllyer! Ne shkuam në kopshtet afër shtëpisë dhe u puthëm dhe u përqafuam për herë të parë. Ne gjithmonë do ta kujtojmë atë moment magjik. Ishte fillimi i një jete të përditshme së bashku”, tha Agnelli.

Çifti po mendojnë të martohen dhe të bëjnë ceremoninë në shtëpinë e Zhulietës në Verona.

“Ne ende duhet të vendosim por kemi kohë”, shtoi Agnelli. Ajo që mund të them me siguri është se “unë kam gjetur Romeon tim”.