Extra “Ronaldo dhe Georgina janë martuar, dasmë sekrete në Marok”

“Ronaldo dhe Georgina janë martuar, dasmë sekrete në Marok”

“Ronaldo dhe Georgina janë bërë burrë e grua”. Lajme interesante, edhe pse jozyrtare, vijnë nga Cristiano Ronaldo. Flitet për një dasmë në fshehtësi të fenomenit të Juventusit. Zbulimi vjen nga revista “Novella 2000”, e cila bazohet në disa fakte kurioze, kur e shkruan këtë gjë. Duke u nisur nga vendi. Me sa duket, CR7 dhe Georgina Rodriguez i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në Marok, në një ceremoni larg paparacëve e mediave.

Por, pse e gjitha kjo në intimitet të plotë? Për dasmën e fshehtë të pretenduar të Ronaldos nuk kanë dijeni në Itali, madje as në Spanjë. Ndoshta edhe në Portugali. Çifti thuhet se ka zgjedhur Marokun për t’u martuar. Shtysë e madhe e këtij vendimi duket të jetë nëna e Cristiano, Dolores Aveiro. Ekstremisht xheloze për djalin e saj, ajo do ta mirëpriste me gëzim martesën midis CR7 dhe Georgina. Jo vetëm kaq.

Me sa duket, portugezi është bindur plotësisht për njeriun që ka në krah, tani që e njeh më mirë gruan e tij, e cila tashmë është edhe nëna biologjike e vajzës së përbashkët, Alana Martina. Për ta bërë të besueshëm lajmin, i cili mbetet për t’u konfirmuar nga dy personazhet e njohura, do të shërbenin fjalët e një personi shumë afër çiftit, i cili për “Novella 2000” ka deklaruar:  “Unë e kisha kuptuar gjithçka që nga 29 gushti i kaluar. Atë ditë, Cristiano shkoi në Madeira me avokatët e tij dhe dëshmoi vullnetin për t’u martuar me Georgina. Para këtij momenti, të gjitha pasuritë e tij do të menaxhoheshin nga nëna e tij, në rast të ndarjes nga jeta e kampionit të Juventusit, ndërsa atë ditë ai ndryshoi disa gjëra në testament, duke përfshirë Georgina si trashëgimtare”.