Sport Ronaldo e festoi “tripletën” me familjen, në restorant e presin si hero...

Ronaldo e festoi “tripletën” me familjen, në restorant e presin si hero (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është kryelajmi i medieve të botës, ditën e sotme.

“Tripleta” e tij e mbrëmshme dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përmes një përmbysjeje të jashtëzakonshme.

Tifozët bardhezinj shpërthyen në delir, falë yllit portugez, që fatmirësisht luan tashmë për skuadrën e tyre të zemrës.

“Njeriu Champions” vendosi diktatin ndaj Atletico Madridit, duke dëshmuar se 34 vitet që ka mbi supe janë thjesht një statistikë, asgjë më tepër.

Ajo e së martës ishte një natë magjike, që duhej festuar edhe me familjen dhe njerëzit e afërt nga CR7. Ata e mbështetën në stadiumin “Allianz” dhe më pas patën mundësinë të darkojnë së bashku.

Ronaldo e vijoi festën në një nga restorantet e njohura të Torinos.

Ishte paksa vonë, në fakt, ndaj ylli i Juventusi mendoi se nuk do të gjente njerëz në lokalin e përzgjedhur, por u befasua sapo i pragun e derës. Ata që po darkonin u ngritën në këmbë për të dhe e pritën me brohoritje heroin e mbrëmjes në Torino që u fut në një sallë të rezervuar për të.