Sport Ronaldo gjen “berber special”, i pret flokët në shtëpi

Ronaldo gjen “berber special”, i pret flokët në shtëpi

Në një kohë ku thuajse e gjithë bota është mbyllur brenda, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, një problem është bërë kujdesi personal. Shumë njerëz janë kritikuar pasi kanë thërritur berberët apo estetistet në shtëpitë e tyre, për të prerë flokët, pasi kjo është po aq e rrezikshme për ta.

Por tek ata që nuk duan të rrezikojnë duket se bën pjesë edhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo. Në një video të postuar në rrjetet sociale të shtunën, partnerja e tij Georgina Rodriguez duket qe po merret me flokët e CR7, për të mos futur në shtëpi asnjeri tjetër, që mund të rrezikojë shëndetin e tyre, apo të fëmijëve.

“Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni elegantë”, shkruan Ronaldo në postimin e tij në Facebook, ndërsa miraton punën që po bën partnerja e tij Georgina.