Sport Ronaldo i është ofruar Barcelonës? Përfaqësuesit: Gjithçka është false

Ronaldo i është ofruar Barcelonës? Përfaqësuesit: Gjithçka është false

Cristiano Ronaldo ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe qëllimi i tij është ta përmbushë atë. Sulmuesi portugez ëndërron të fitojë Champions-in e gjashtë, të rekordit personal, me fanellën bardhezi, kështu që nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e tij.

Në orët e fundit kanë dalë informacione që sigurojnë se e ardhmja e tij e menjëhershme mund të jetë larg “Zonjës së Vjetër”, madje se i është ofruar Barcelonës. Spanjollja “AS” thotë se ka kontaktuar mjedisin më të afërt të lojtarit, i cili i mohon fakte të tilla: “Gjithçka është false (gënjeshtër)”.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e kampionit portugez theksojnë se si Cristiano, edhe familja e tij, ndjehen shumë të lumtur në Torino. Pra, dëshira e tyre është që të qëndrojnë të lidhur me Juventusin deri në fund të kontratës.