Sport Ronaldo kryen testet mjekësore, gëzon Milani!

Ronaldo kryen testet mjekësore, gëzon Milani!

Cristiano Ronaldo iu është nënshtruar sot testeve mjekësorë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për kualifikueset e Euro 2020.

Rezultati i buletinit mjekësor i publikuar nga Juventus tregon se portugezi vuan nga një tërheqje e lehtë muskulore në kofshën e djathtë. Nuk është përcaktuar ende një datë fikse për rikthimin e tij, sepse gjendja do të monitorohet ditë pas dite.

Gjithsesi “Sky Sport” bën me dije se 34-vjeçari do të qëndrojë detyrimisht pushim për dy ndeshjet e Serie A, atë ndaj Empoli dhe ndaj Cagliari.

Ndërkohë që më 6 prill është sfida me Milan, që është në dyshim sipas medies italiane, por me të gjitha gjasat edhe për këtë ndeshje Ronaldo do të qëndrojë pushim, me synimin për të qenë 100% gati për sfidën me Ajax, më 10 prill, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.