Sport Ronaldo mbrohet nga vëllezërit binjakë që shërbyen në forcat speciale në Afganistan

Ronaldo mbrohet nga vëllezërit binjakë që shërbyen në forcat speciale në Afganistan

Ka ndodhur shpesh që truprojat e personazheve publikë, të bëhen viralë në rrjet, kryesisht për shkak të fizikut të tyre.

E njëjta gjë ka përfshirë edhe futbollistin Cristiano Ronaldo, i cili ka punësuar si truprojat e tij, dy vëllezër, të cilët dikur kanë shërbyer në forcat speciale në Afganistan.

Për herë të parë, ata u shfaqën në krah të Ronaldos në shtator të këtij viti, pak para se futbollisti portugez të përgatitej të udhëtonte drejt Zvicrës për një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Ngjashmëria identike e Sergio dhe Jorge Ramalheiro ka ngjallur kuriozitet në rrjet, ndërsa mediat portugeze kanë zbuluar se ata kanë edhe një vëlla tjetër dhe janë trinjakë.

Ajo që ka nxitur më shumë komentet, është stili në të veshur i binjakëve, të cilët shfaqen vazhdimisht të kuruar dhe në formë.