Sport Ronaldo: Me Realin dua të përballem në finale

Ronaldo: Me Realin dua të përballem në finale

Pas suksesit në Champions League kundër Bayer Leverkusen, i vendosur edhe nga goli i tij, Cristiano Ronaldo, asi portugez i Juventusit, flet për momentin e tij të formës dhe për të ardhmen e ekipit bardhezi në Champions: “Tani ndihem mirë, problemet që kam pasur kanë kaluar. Kanë qenë javë të shumta me dhimbje ne gju, por i kalova. Ndiehm mirë në fushë dhe gjërat po përmirësohen. Tredhëmbëshi me Higuain dhe Dybala? Zbavitemi bashkë, bashkëpunimi është i mirë. Por, vendos trajneri”.

I ngacmuar për faktin nëse do të ishte i kënaqur të përballej me Real Madrid në fazën e 1/8-ve. “Nuk e di, Reali i jashtëzakonshëm, do të preferoja ta sfidoja më vonë. Në finale? Ku duhet të firmos!”.