Sport Ronaldo mund i vetëm Zvicrën e shqiptarëve, Portugalia në finale të Ligës...

Ronaldo mund i vetëm Zvicrën e shqiptarëve, Portugalia në finale të Ligës së Kombeve

Zvicra e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri nuk ia ka dalë përballë Portugalisë dhe mbi të gjitha Ronaldos, i cili realizoi 3 gola, duke i dhuruar portugezëve biletën e finales së Ligës së Kombeve.

Ronaldo ishte ai që hapi serinë e golave duke shënuar në pjesën e parë. Zvicra reagoi dhe shënoi me nisjen e pjesës së dytë, por sulmuesi i Juventusit nxori nga repertori i tij edhe dy perla në fundin e ndeshjes, duke e vulosur rezultatin në 3-1.

Tashmë, Portugalisë i duhet të presë fituesen e çiftit tjetër mes Holandës dhe Anglisë, për të mësuar kundërshtarin e finales së kompeticionit më të ri në nivel kombëtaresh të UEFA-s.

Ndeshja Holandë-Angli do të luhet mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45.