Extra Ronaldo në radhë të parë për Georgina-n në Sanremo! Ka prenotuar komplet...

Ronaldo në radhë të parë për Georgina-n në Sanremo! Ka prenotuar komplet një restorant

Pas ditëlindjes së Cristiano Ronaldos, dhuratës (një Mercedes Benz) dhe festës së organizuar me miqtë e tij më të mirë, Georgina Rodriguez përgatitet që të ngjitet sonte në skenën e teatrit Ariston në Sanremo.

Bukuroshja ka postuar foto nga mbërritja në Sanremo ku po zhvillohet Festivali Italian i Këngës dhe ku do të marrë pjesë edhe Alketa Vejsiu, prezantuesja e Festivalit të Këngës në Shqipëri këtë edicion që u mbyll me fituese Arilena Ara.

Sipas lajmeve të fundit, Cristiano Ronaldo do të jetë në radhën e parë të teatrit për të duartrokitur bashkëshorten e tij. Bukuroshja argjentinase do të jetë përkrah Amadeus, moderatorit dhe prezantuesit, ndërsa portugezi pritet të jetë i pranishëm brenda dhe jashtë… Sepse, lajmet e fundit flasin për një prenotim që CR7 ka bërë te një restorant.

“La Riviera” shkruan se Ronaldo ka prenotuar një restorant të gjithin për vete, Georgina dhe miqtë e tij, pikërisht në Sanremo.