Sport Ronaldo nuk ndalet edhe në biznes, prezanton projektin e vitit 2020

Ronaldo nuk ndalet edhe në biznes, prezanton projektin e vitit 2020

Cristiano Ronaldo është zhvendosur nga Torino në Marrakesh, qytet në Marok, ku vizitoi nga afër dhe monitoroi punimet në hotelin e “Pestana CR7”, shoqëri ku bën pjesë edhe portugezi.

Ronaldo ka qenë i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez dhe djali i madh, Cristiano Junior. Së bashku kanë pozuar para markës së tyre dhe sulmuesi i Juventusit i ka shpërndarë në rrjetet sociale fotot e tij.

Punimet për ndërtimin e këtij hoteli përfundon në vitin 2020. Aktualisht Ronaldo ka një hotel në Lisbonë, Portugali dhe me 13 maj pritet të hapë hotelin tjetër në Madrid të Spanjës.

Duket se Ronaldo nuk është i suksesshëm vetëm në futboll, por edhe në fushën e biznesit.