Sport Ronaldo nuk ndalet, synon të tjera rekorde!

Ronaldo nuk ndalet, synon të tjera rekorde!

Dikush si Crisitano Ronaldo i cili kërkon që të qëndrojë gjithmonë në majë nuk mund të gjente një skuadër më të mirë  se Juventusi që kërkon gjithmonë të fitojë dhe që për ngjyrat bardhezi është shumë i rëndësishëm. Të dy palët janë ndjekje të rekordeve.

Portugezi tashmë është ambientuar me shtëpinë e tij të re dhe është gati për një 2019-të plot suksese kolektive, por edhe personale.

Askush tjetër përveç sulmuesit portugez nuk ka arritur dot të fitojë tri herë titullin si golashënuesi më i mirë i kampionatit në pesë ligat kryesore europiane siç janë Serie A, Premier League, Bundesliga dhe kampionati francez.

Disa prej bomberave janë ndalur tek numri 2. Ibrahimovic në Itali gjatë kohës kur luante me Interin dhe Milanin dhe në Francë. Cavani në po të njëjtat shifra dhe bashkë me të janë edhe Suarez e Dzeko.

Ndërkohë Ronaldo pasi është shpallur si golashënues me Manchester United në sezonin 2007/2008 dhe tre herë të tjera me Realin, me plot 48 gola në sezonin 2014/15, synon që të shpallet mbret duke fituar sërish trofeun individual në tre liga të ndryshme europiane. 14 gola në Itali është një numër i kënaqshëm për sulmuesin dhe sigurisht premtues për t’u shtuar.

Nëse Juventusi fiton sërish titullin kampion i teti rradhazi që duket mëse i mundshëm do ta bënte Ronaldon të parin lojtar debutues në Serinë A që fiton kampionatin dhe çmimin si golashënuesi më i mirë. Aq sa për t’i kujtuar të gjithëve se ai është numri 1.