Sport Ronaldo për rekord, Josè Mourinho: Është ideal si një objekt studimi

Ronaldo për rekord, Josè Mourinho: Është ideal si një objekt studimi

Josè Mourinho nuk habitet aspak nga forma dhe rekordet që thyen Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për televizionin portugez “11”, luzitani është i bindur se edhe në moshën 50 vjeç, Ronaldo do jetë sërish duke shënuar.

“Ajo që Cristiano bën, nuk më surprizon aspak. Është 34 vjeç, dhe një lojtar nga më të mirët në botë, tek një nga ekipet më të mirë në botë, që ka ambiciet më të mëdha. Nuk më habit sepse ai do ishte ideal si një objekt studimi në termat gjenetikë, si edhe për ato mendorë. Është një fenomen, dikush që mendon vetëm për fitoren, dhe e bën gjithmonë e më mirë. Prandaj ato që Ronaldo arrin, nuk më habisin. Edhe kur të jetë 50-vjeç e të jetë në shtëpi, kur FIFA ta ftojë për një ndeshje legjendash, ai do luajë dhe do shënojë gola. Jam i sigurt për këtë”, tha Josè Mourinho.