Sport Ronaldo shërohet pas 19 ditësh nga koronavirusi

Ronaldo shërohet pas 19 ditësh nga koronavirusi

Lajme të mira për Juventusin. Më në fund, Cristiano Ronaldo, ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus.

Në këtë mënyrë përfundon edhe izolimi për portugezin, i cili zgjati 19 ditë, pasi rezultoi pozitiv kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë.

Tashmë, CR7 mund të bëhet pjesë e grupit të bardhezinjve që në ndeshjen e së dielës ndaj Spezia-s në Serie A.

Mungesa e Ronaldos u ndje shumë gjatë kësaj periudhe për Juventusin, sidomos në ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës, në të cilën katalanasit fituan 0-2 në Torino. Tashmë gjithçka i takon trajnerit Pirlo për të vendosur nëse sulmuesi do të jenë në formacion në ndeshjen e së dielës.