Sport Ronaldo, sportisti i vitit në Portugali: Nuk luaj për trofe, akuzat do...

Ronaldo, sportisti i vitit në Portugali: Nuk luaj për trofe, akuzat do zbardhen së shpejti

Cristiano Ronaldo e mbylli vitin me çmim edhe pse nuk ishte Topi i Artë.

Ai u zgjodh sportisti më i mirë portugez nga gazeta sportive “Record”.

“Nuk jam i fiksuar pas çmimeve individuale, më e rëndësishmja është që të ndihmoj ekipin të fitojë dhe të tjerat vijnë në mënyrë të natyrshme. Nuk mendoj të thyej rekorde, por punoj kryesisht të ndihmoj klubin dhe të jem më i mirë” – tha Cristiano për gazetën portugeze.

Cristiano Ronaldo tha se do të jetë i gatshëm për përfaqësuesen prej vitit 2019, por nuk harroi të prekte edhe çështjen e akuzave për përdhunim.

“Janë akuza të pështira, por kam ndërgjegjen e qetë. Kam besim se shumë shpejt gjithçka do të sqarohet” –përfundoi futbollisti i Juventus dhe Portugalisë.