Sport Ronaldo tregon anën humane, u shpërndan dhurata fëmijëve në spital

Ronaldo tregon anën humane, u shpërndan dhurata fëmijëve në spital

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Juventusit, vizitoi dhe shpërndau dhurata për fëmijët e shtruar në departamentin e hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike të Spitalit të Torinos, “Regina Margherita”.

Cristiano shkoi të hënën në spital së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, pas trajnimit që kreu në mëngjes me ekipin e tij, siç shihet në disa foto të transmetuara nga mediat e Torinos.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili po luan sezonin e tij të parë te Juventusi, qëndroi duke folur me fëmijët, u dha disa dhurata dhe bëri fotografi me ta dhe familjet e tyre.

“Luso” u prit nga drejtori shëndetësor i “Regina Margherita” dhe nga drejtori i departamentit onkologjik.

Ai u ndal për të folur me trupën mjekësore që punon në këtë spital të Torinos.

Nel pomeriggio di oggi Cristiano Ronaldo e Georgina hanno effettuato una visita privata ai piccoli pazienti del reparto di Oncoematologia pediatrica dell’ospedale Infantile Regina Margherita di Torino, accompagnati dal Direttore sanitario dottor Giovanni La Valle e dal Direttore del reparto professoressa Franca Fagioli (Credit: uff. st. Ospedale infantile Regina Margherita di Torino)