Sport Ronaldo tripletë, Reali luan tenis me Sociedad para provës Champions

Ronaldo tripletë, Reali luan tenis me Sociedad para provës Champions

Real Madrid ka nuhatur aromë Champions-i dhe ka ndërruar fytyrë. Los Blancos kanë shkëlqyer në ndeshjen e javës së 23-të (megjithëse për Real është java e 22-të) duke mundur Real Sociedad me rezultatin 4-1. Ky ishte rikthimi i madh i Cristiano Ronaldo-s, të paktën kështu do të shpresojnë tifozët e Real Madrid në prag të sfidës ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.

Ndeshja filloi menjëherë me gol, me Lucas Vasquez që zhbllokon rezultatin që në minutën e parë të ndeshjes. Në minutën e 27’ Marcelo jep një top fantastik të ulët për Cristiano Ronaldo i cili godet si në kohët e vjetra duke mundur portierin Rulli.

Pak minuta më pas gjen golin edhe gjermani Toni Kroos dhe ndeshja dukej e mbyllur në atë moment. Ronaldo shënon një tjetër gol fantastik pak përpara se të përfundojë pjesa e parë pas një goditjeje me kokë.

Pas pushimit ndeshja mbetet e njëjtë. Jon B. arrin të shënojë golin e nderit pak përpara se Ronaldo të kompletonte tripletën e tij të parë në La Liga këtë sezon. Në fund të takimit edhe ish-i Ilarramendi arrin të shënojë një gol për Sociedad në një ndeshje të mbushur me gola dhe spektakël.