Sport Ronaldo-United drejt divorcit, portugezi refuzon të punojë me skuadrën

Ronaldo-United drejt divorcit, portugezi refuzon të punojë me skuadrën

Ndarja mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United po bëhet gjithnjë e më evidente. Pas mungesës në derbin kundër Manchester Cityt gjatë fundjavës, ish-sulmuesi i Juventusit ditën e martë nuk mori pjesë në seancën stërvitore të planifikuar për skuadrën e Ralf Rangnick.

Gjë që, sipas mediave britanike, pritet të përsëritet edhe në seancën e sotme. Këto mungesa justifikohen nga klubi me problemet fizike, që deklarohet se e detyruan portugezin të humbasë edhe dy ndeshje të tjera në janar.

Megjithatë, dyshimet se marrëdhëniet mes Ronaldos dhe “Djajve të Kuq” janë në fundin e tyre, po shtohen çdo ditë e më shumë, me të ardhmen e portugezit që ende nuk dihet se cila do të jetë. Mendohet se portugezi mund të shkojë te PSG ku do të luante përkrah Messit ose një rikthim romantik tek Sporting Lisbona.