Sport Ronaldo zhvendos makinat luksoze nga Torino, sinjale lamtumire nga Juventusi?

Ronaldo zhvendos makinat luksoze nga Torino, sinjale lamtumire nga Juventusi?

Shtohen pikëpyetjet rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos te Juventusi. Spekulimet shtohen, jo thjesht prej sezonit zhgënjyes të bardhezinjve, por edhe për një detaj i cili nuk mund të anashkalohet.

Sipas asaj që shihet në video, është dokumentuar që gjatë natës të së dielës me të hënën, ylli i futbollit ka zhvendosur shtatë makinat e tij luksoze me kamionë. Kompania portugeze, e cila ka transportuar automjetet me vlerë miliona euro, ka seli në Lisbonë dhe është mjaft e njohur në fushën e transporteve.

Vendimi i Cristiano Ronaldos për të larguar makinat e tij nga Torino duket se është vetëm konfirmimi i lamtumirës së Juventusit. Tre vjet më parë, marrëveshja me bardhezinjtë u konfirmua pikërisht me transportimin e automjeteve luksoze në qytet. Sulmuesi largohet, pasi nuk arriti ta udhëhiqte skuadrën drejt triumfit në Champions League.