Sport Rooney zbulon atmosferën e padurueshme: As kuzhinierët nuk ishin të lumtur me...

Rooney zbulon atmosferën e padurueshme: As kuzhinierët nuk ishin të lumtur me Mourinhon

Shkarkimi i José Mourinhos si trajner i Manchester United vazhdon t’i bëjë njerëzit të flasin. Tani ka qenë një legjendë e klubit nga “Old Trafford”, si Wayne Rooney, ai që ka vlerësuar atë që ndodhi.

Për mikrofonët e “BT Sports”, golashënuesi më i mirë në historinë e “Djajve të Kuq”, ka nënvizuar:  “Jam i sigurt se Ed Woodward (zv.presidenti) mendonte njësoj si pjesa tjetër e stafit drejtues të klubit.

As kuzhinierët nuk ishin të lumtur te Manchester United, me Mourinhon trajner. Për të qenë i suksesshëm në futboll, gjithçka duhet të nisë nga lumturia.

Shoh që lojtarët po qeshin përsëri, ndaj është një lëvizje e mirë për klubin. Tashmë do të jetë interesante të shohim se si Ole do ta vendosë ekipin në fushë dhe si do të luajë”.