Sport Roshi: Me Islandën vendoset fati jonë në eliminatore, Panuccin nuk e hedhim...

Roshi: Me Islandën vendoset fati jonë në eliminatore, Panuccin nuk e hedhim poshtë

Nga grumbullimi i kombëtares shqiptare në kompleksin Tropikal në Durrës, kanë dalë sot në konferencë për shtyp dy kuqezinj. Rradha i ka takuar Odise Roshit dhe Amir Abrashit. Roshi i cili është rikthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka folur për takimin e rradhës të cilin e ka cilësuar një takim deçiziv për fatin e Shqipërisë në këto eliminatore.

Islanda – “Stërvitemi çdo ditë për sfidën me Islandën. Jemi shumë të përqëndruar. Kanë patur një ekip shumë të mirë dhe të fortë. Kanë kualitet dhe janë ofensive. Ndeshje e fortë direkte”.

Panucci – “Kemi të gjithë respekt për të. Nuk mund t’i hedhim poshtë trajnerët që kanë punuar me të. Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon perfekt”.

Problemet me kombëtaret – “Ne kemi bërë më të mirën gjithmonë për kombëtaren. Ne nuk duhet të merremi me atë që ka kaluar, por tek e ardhmja. Të merremi me Rejën dhe punën e tij”.

Grupi – “Po provojmë grupin e lojtarëve. Ne po punojmë me shumë skema dhe them se kemi kualitet. Ne mund të fitojmë ndaj Islandës”.