Extra Rrëfehet 28-vjeçari i infektuar me COVID-19: E nënvlerësova. Kam menduar dhe vdekjen

Rrëfehet 28-vjeçari i infektuar me COVID-19: E nënvlerësova. Kam menduar dhe vdekjen

Një 28-vjeçar, i diagnostikuar me koronavirusin e ri, u shpreh sesi sëmundja mizore pothuajse i mori jetën brenda pak ditëve dhe është ndjerë i sëmurë si kurrë më parë. Michael Prendergast, nga Kerry  Irlandës, shfaqi simptoma si, vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë. Pasi u vendos në spital, nga ku mësoi se ishte dhe i infektuar me virusin korona, ai u shpreh se ndihej aq i shqetësuar, sa që për një moment mendoi dhe për vdekjen.

“Përpara se të infektohesha mendoja që koronavirusi ishe një grip i lehtë sezonal. Por, kur përjetova sëmundjen, ndryshova komplet mendimin për të”, u shpreh 28 vjeçari.

Micheal pretendon se është “përqafuar” me virusin famëkeq, kur ndodhej në Londër, për çështje pune, por ditët e para nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

“Kur jeni i infektuar dhe keni temperaturë të lartë, ndiheni sikur nuk jeni shumë larg vdekjes”, tha ai.

Michael, ka dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që nuk e kanë marrë shumë “seriozisht” këtë sëmundje dhe ende mendojnë që epidemia ka si “pre të preferuar” vetëm të moshuarit.

“Unë po shoh kohët e fundit njerëz për plazhe, parqe dhe në palestra. Ky është një mesazh për të gjithë ata që i frekuentojnë këto vende, por jo vetëm. Nëse nuk prekeni kaq keq sa unë. Ju garantoj që prindërit tuaj, gjyshërit ose të afërmit do të vuajnë, pasi ky virus është vrasës”, u shpreh Michael

Sakaq, Irlanda deri më tani ka konfirmuar 1,125 raste të personave të prekur me koronavirus, ndërsa gjashtë të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, në rang global, deri më tani, kanë humbur jetën 18,250 persona ndërsa 18,250 të tjerë janë shpallur të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.