Bota Rrëfehet modelja që u mor peng për t’u shitur: Pse të mos...

Rrëfehet modelja që u mor peng për t’u shitur: Pse të mos qesh? Mbijetova!

Modelja e njohur Chloe Ayling u rrëmbye dhe përjetoi horrorin më të madh të jetës së saj para pak ditësh.

20-vjecarja që u drogua dhe do të shitej si skllave seksi online për 350 mijë dollarë tha për Metro:

“Njerëzit më kritikuan se po qeshja kur më fotografuan ndërsa u ktheva në shtëpi, por përse të mos qesh? Unë mbijetova! Ata më tërhoqën në dysheme dhe mendova se nuk do dilja më që aty. Isha e shokuar dhe do të mbetet dita më e keqe e jetës sime,”– tha ajo për Metro.

Pasi përjetoi horrorin, ajo nuk mundi të kthehej në shtëpinë e saj në Londër për 3 javë.

Ajo u mashtrua nga rrëmbyesit, të cilët ishin të supozuar se do ti bënin një set fotografik.

20-vjecarja u mbajt gjashtë ditë në Milano, derisa rrëmbyesit kuptuan se ishte nënë e dy fëmijëve dhe u liruan.

“Unë kam kaluar një eksperiencë të tmerrshme. Kisha frikë për jetën time në çdo sekondë,” – tregoi ajo sapo u kthye në Britani.

Chloe Ayling

Sipas saj, ata i kishin dhënë injeksione në krah për ta droguar, dhe kishin qëllim që ta shisnin online si skllave seksi për 350 mijë dollarë.

Pas gjithë kësaj historie, policia arriti të arrestonte një 30-vjecar që supozohet të jetë kreu i bandës.