Extra Rrëfehet shqiptari që punon si zhigolo në Itali: Jam paguar deri në...

Rrëfehet shqiptari që punon si zhigolo në Itali: Jam paguar deri në 5 mijë euro nata, si nisi gjithçka

Një shqiptar i cili punon si zhigolo në Itali ka rrëfyer eksperiencën e tij për emisionin Shqipëria Live.

Ilir Pjetërnikaj, 42 vjeç, bëri një rrëfim mjaft të veçantë në publik, pasi sipas tij prindërit do ta mësojnë profesionin e tij nga sot.

Ai tregoi se shifra më e madhe që ai ka marrë ndonjëherë ka qenë 5000 euro për natë, ndërsa për disa vite me radhë e ka ushtruar në fshehtësi.

“Që i vogël nisa jetën si emigrant në fillim kam punuar si pjatalarës, ndërkohë që bëra shkollën e hotelerisë. Kur kam punuar si kamarier më tha dikur një kliente që ti më pëlqen do më pëlqente të kaloja natën me ty. Nëse pranon më tha unë do të paguaj. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, atëherë mu duk e padëgjuar u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma. Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më pagoi 500 euro. Thashë për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare. Kështu e mendova që të punoja si kamarier deri në 12 orë apo kështu ku fitova 500 euro pa u lodhur fare”.

Po sigurisht që fillimet i kishte tepër të vështira, dhe mundohej të mos e mësonte askush se çfarë bënte, por tani nuk fshihet më madje prindërit do ta mësojnë përmes kësaj interviste profesionin e tij.

“Fillimet e para ishin të vështira se thoja do më paragjykojnë, nuk e dinte askush atëherë. Dhe as tani, por tani nuk më tremb reagimi i tyre dhe tani me këtë intervistë familjarët po e marrin vesh. Ata jetojnë tanimë në Tiranë, në Europë ky si profesion është i legalizuar”, tregoi ai në studion e Shqipërisë Live në TCH.