Sport Rrëfimi i Klopp: S’mund të festoja me ekipin pas fitores së Champions-it

Rrëfimi i Klopp: S’mund të festoja me ekipin pas fitores së Champions-it

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një intervistë interesante për “Goal”, në të cilën ka folur për eksperiencën e tij angleze, nga momenti që mori drejtimin e “Të Kuqve” e deri te suksesi në Champions League.

STILI

Gjermani ka folur menjëherë për marrëdhënien e tij me futbollin, lojtarët dhe filozofinë e tij për jetën: “Jeta është bërë nga marrëdhënie. Jo vetëm më lojtarët, por edhe me njerëzit në përgjithësi. Nëse takon shpesh disa njerëz, pse të mos e përmirësosh marrëdhënien me ata? E njëjta gjë është edhe me lojtarët , por për mua është pjesë e lojës”.

“Gjithçka fillon nga fraza që kam përdorur herën e parë që kam ardhur këtu. Jam mik i lojtarëve të mi, por jo miku më i mirë. Është e rëndësishme të mos jem miku më i mirë për shkak të vendimeve të vë sh tira që duhen marrë gjatë viteve. Lojtarët nuk e kuptojnë gjithmonë këtë”, ka thënë Klopp.

PRAPASKENA

Sezonin e kaluar ka ardhur edhe triumfi në Champions League, në finalen e Madridit kundër Tottenham. “Kur kemi fituar Champions-in, nuk kemi festuar të gjithë bashkë në dhomat e zhveshjes.

“Nuk ishte ajo që doja të bëja, isha shumë i lodhur. Kam parë më vonë fotografitë ku të gjithë ishin duke kërcyer, por unë i kam dëgjuar disa metra larg në dhomën e trajnerëve. Kisha dhënë gjithçka, isha i ulur aty dhe isha shumë i lumtur për lojtarët”.

KUJTIMI

Klopp është kthyer mbrapa në kohë dhe ka kujtuar momentin kur zbarkoi në Angli: “Kur kam ardhur, kam thënë se askujt nuk i pëlqente skuadra, as vetë skuadrës. Tani gjithçka ka ndryshuar. Duhet kohë, duhet durim.

Vetëm dy blerje kanë qenë të sigurta: Alisson dhe Van Dijk. Të tjerët duhej të rriteshin dhe duheshin vlerësuar në Premier. Wijnaldum dhe Robertson kanë rënë nga kategoria dhe kanë ardhur këtu. Për ne ishin në lartësinë e duhur, për njerëzit jo. Tifozët shikonin përreth, shikonin lojtarë të nivelit botëror dhe mendonin se ajo ishte rruga e duhur”.