Extra Rrëfimi i trishtë i infermieres: Një vajzë i tha lamtumirë nënës përmes...

Rrëfimi i trishtë i infermieres: Një vajzë i tha lamtumirë nënës përmes telefonit…

Noemi Bonfiglio, një infermiere në Torino, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” një moment të trishtë të ndarjes së një vajze me nënën e saj përmes telefonit. Nëna ishte e shtruar në spital sepse ishte me koronavirus dhe vajza e kishte të pamundur ta takonte atë.

Duke qenë se shihte gjendjen e rënduar shëndetësore të të moshuarës, ajo vendosi të bënte një video-telefonatë me vajzën e saj, për t’i dhënë lamtumirën.

“Zonjë, a do të bëjmë një video-telefonatë me vajzën tuaj? Le të shohim nëse ajo përgjigjet!” Bie telefoni dhe në anën tjetër të kamerës, imazhi i një vajze me sy të shndritshëm që më në fund, pas ditësh mjekim, sheh nënën e saj në shtrat spitali, të rrethuar nga punëtorë të kujdesit shëndetësor, një monitor që luan gjatë gjithë kohës, një helmetë në kokë që nuk lejon të flasë, një frymë e vështirë dhe e trazuar, lodhja për shkak të sëmundjes… dhe në anën tjetër dëgjon fjalë të ëmbla dhe të trishtuara, e lehtë dhe e rëndë për të njëjtën kohë: “Ti ke qenë gjithmonë një nënë luftëtare, kurrë mos u dorëzo, të gjithë jemi me ty!” As që mundem të tregoj se çfarë emocioni është… Vetëm ta dini se nuk do ta harroj kurrë atë. Kjo ishte ndoshta hera e fundit që një nënë e shihte vajzën e saj dhe mund t’i thoshte të dua!! Nuk ka rëndësi se kush goditet dhe në çfarë moshe, ky virus shumë shpejt ndan lidhjet derisa t’i mbyllë përgjithmonë.”

Infermierja e mbyll postimin e saj me një thirrje që të gjithë të mësojnë nga kjo situatë të thonë më shumë të dua dhe të jenë më të kuptueshëm.