Extra “Rregulli i artë”, aktorja takohet me të shoqin një herë në muaj

“Rregulli i artë”, aktorja takohet me të shoqin një herë në muaj

Aktorja Priyanka Chopra dhe këngëtari Nick Jonas, kaluan të gjithë karantinën së bashku, duke shijuar më shumë kohë se asnjëherë bashkë.

Priyanka tregon se tani që të dy janë rikthyer në punë, duhet të programojnë axhendat e tyre dhe të takohen domosdoshmërisht një herë në tre javë.

Çifti ka vendosur “rregullin e artë” që në fillim të martesës së tyre dhe do ti qëndrojnë besnikë gjer në fund.

“Kudo që jemi në botë, do të fluturojmë drejt njëri-tjetrit të paktën 1 herë në muaj për disa ditë. Ishte rregulli i parë që vendosëm pasi u martuam, ose ndryshe i binte të mos shiheshim fare. Bashkë me ne u martuan edhe skuadrat tona. Jemi një familje e madhe, nuk jam vetëm unë dhe ai.”- u shpreh Priyanka.