Aktualitet Rrëmbim personi dhe drogë, katër personat që duhet të përgjigjen tek OFL

Rrëmbim personi dhe drogë, katër personat që duhet të përgjigjen tek OFL

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 personave të tjerë.

Ata janë Artur Vela banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim; Leonard Koçi banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Bejeko Toto banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Idris Selimi banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.