Politika Rrethohet Pedonalja, PD: Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që duan...

Rrethohet Pedonalja, PD: Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që duan të kalojnë

Policia ka marrë masa për protestën e sotme të opozitës se bashkuar. Mes tyre është rrethimi me skelë në pjesën e pedonales dhe është rrethuar po ashtu edhe Kuvendi.

Ndërkohë, Partia Demokratike denoncon me video se qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit.

“Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë”, denoncon PD-ja.