Aktualitet Rrezikon 5 vjet burg, prokuroria merr nën hetim Marsida Qatjan

Rrezikon 5 vjet burg, prokuroria merr nën hetim Marsida Qatjan

Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, për përdorim dhe mbajtje të lëndëve narkotike në bazë të nenit 285/a, shkruan Abc News.

Sipas këtij neni, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale rrezikojnë deri në 5 vjet burg.

Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Hoxhalli dhe u plagos Bledar Toçi.

Por 30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj.