Aktualitet Rrezikuan jetën e pushuesve duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese,...

Rrezikuan jetën e pushuesve duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese, Policia ndëshkon 2 shtetas

Rrezikuan jetën e pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese, Policia Kufitare ndëshkon me masë administrative 2 shtetas.

Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, pa dokumentacion.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.