Politika Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Dita e nderimit për çdo...

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Dita e nderimit për çdo shqiptar që mposhti frikën e komunizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 20 shkurtin, rrëzimin e bustit të diktatorit në vitin 1991.

Basha shprehet se “20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit”.

”Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit”, shtoi ai.

Po ashtu, Basha theksoi se” 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa”.