Bota Rriten tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA, vjen paralajmërimi i fortë...

Rriten tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA, vjen paralajmërimi i fortë i Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë konferencës vjetore për shtyp, tha se një sulm eventual ndaj Koresë së Veriut nga SHBA-të, do të kishte pasoja katastrofale.

Duke folur para 1600 gazetarëve, shefi i Kremlinit theksoi se shpreson për një bashkëpunim të mundshëm me Uashingtonin për zgjidhjen e krizës në Gadishullin Korean.

“Rusia nuk e pranon statusin bërthamor të Koresë së Veriut. Nuk dua të ofendoj askënd, por ne besojmë se ajo që po ndodh tani, nuk është produktive. Vendi ynë i ka paralajmëruar vazhdimisht SHBA-të për provokimet me ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. Shpresojmë për një bashkëpunim me SHBA-të për uljen e tensioneve”.