Ekonomi Rritet me 10% ndihma ekonomike. Rriten edhe pagat për mjekët e infermierët

Rritet me 10% ndihma ekonomike. Rriten edhe pagat për mjekët e infermierët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha këtë të premte se qeveria ka vendosur të rrisë ndihëm ekonomike për familjet në nevojë me 10 përqind.

“Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese në masën 10%, do të ketë politika të shënjestruara për familjet të cilat përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike dhe janë familje me mbi 3 fëmijë nën 18 vjeç do ë ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike me 2 herë, do të mbështesim fëmijët pa prindër duke ia dyfishuar masën e mbrojtës të atit programi që mbështeten direkt me këtë masë të re.

Edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me tre herë të masës ekonomike që jepet nga ky program. Kategoritë në nevojë, 45 mln dollarë do të vendosen në dispozicion për shtresat në nevojë në këtë krizë energjike nga buxheti i shtetit.

Ashtu si kemi mbështetur përgjatë këtyre 8 viteve personelin mjekësor me rritjen e pagave, duke rritur vetëm për vitin 2021, 40% të pagave për mjekët gjithashtu do të vijojmë e këtë politike duke vijuar në vitin 2022, me rritjen prej 6%, të rritjes së pagës për personelin mjek, infermierë të gjithë sistemin tonë shëndetësor, kjo rritje futet në fuqi në vitin 2022.

Do të vijojmë të garantojmë furnizimin me vaksina, duke vendosur në buxhetin e MSH të gjithë buxhetin e nevojshëm për të garantuar vaksinat e nevojshme duke u bazuar në dinamikën e situatës, bazuar në programin kombëtar të vaksinimit. Do të kemi sërish komunikime për të vijuar politikat dhe programet e reja, ndërkohë që politikat të lidhen me mburojën sociale vijojnë në mënyrë horizontale në të gjithë sektorët duke garantuar që të kemi një mbrojtje të kategorive vunerabël dhe ato në risk”.