Kryesore Rritet mesatarja për pranimet në universitete

Rritet mesatarja për pranimet në universitete

Nëse një vit më parë maturantët me mesatare 6 mund të aplikonin për të ndjekur studimet e larta, sivjet është e pamundur.

Qeveria ka rritur pragun e notës mesatare për pranimet në universitete, ndërsa për degët e mësuesisë dhe mjekësisë rezultatet e duhet të jenë edhe më të larta.

Në 31 korrik për kandidatët nis procesi i përzgjedhjes së degëve  për studimet e larta. Drejtori i rrjetit akademik Arjan Xhelaj thotë se është i njëjti formular  me 10 preferenca, ndërsa maturantet duhet të bëjnë kujdes në plotësimin sipas kushteve që plotësojnë.

“Mesataret kanë ndryshuar, për programet bachelor është 6.5, për degët e mësuesisë 7.5, ndërsa për mjekësinë është 8.5 e sipër, ndërkohe që për arsimin profesional kemi mesatare nga 6.5 e poshtë në universitetet publike si dhe në ato private”, thotë Xhelaj.

Pas përpunimit të të dhënave, në 2 shtator shpallet lista e fituesve të raundit të parë. 35 mijë janë kuotat në shkollat e larta publike ku edhe këtë vit pranimet janë më të shumta se kërkesat e të rinjve për universitet.

Nga 36 mijë maturantë, 7% deri tani kanë aplikuar dhe janë pranuar në universitete jashtë Shqipërisë.