Aktualitet Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Shefja e Departamentit te Semundjeve Infektive ne ISHP, Silva Bino

Numri i personave të infektuar në vendin tonë është rritur me 16 raste të reja, duke shkuar në total në 259 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur zyrtarisht se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 152 persona të dyashuar, ndërsa në total janë kryer 1823 testime.

Nga virusi COVID-19, në Shqipëri kanë humbur jetën 15 persona. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se viktimat vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Në deklaratën për media, Silva Bino tha se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 5 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Harta e të infektuarve:

– Tiranë 140 raste

– Durrës 29 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste