Bota Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë

Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë

Gjermania dhe Holanda po njohin rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19. Në Gjermani numërohen 58.500 të prekur, ndërsa të vdekur janë 455. Qeveria gjermane ka urdhëruar zbatimin e masave sociale si ruajtja e distancës fizike kudo në vend.

Për një afat kohor dy javor është e ndaluar të takosh më shumë se një person në ditë që nuk i përket familjes.

Ndërkohë, në Holandë ka mbi 10 mijë të infektuar, nga të cilët 1.104 janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Edhe numri i të vdekurve është rritur duke shkuar në 771, 132 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa të shtruar në spital janë 3483 persona.

Edhe në Belgjikë janë regjistruar 10.836 persona të infektuar me COVID-19 nga ku 431 janë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 1.702 persona.