Bota Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Pandemia e Covid-19 në Kosovë vijon me luhatje dhe këtë e dëshmojnë numrat e të infektuarve dhe viktimave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 17 qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1035 testeve të dyshuara, 294 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Krahas rritjes së numrit të të infektuarve, IKSHPK-ja thekson se në listën e të shëruarve në orët e fundit janë shtuar 482 pacientë.

“Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346”, deklaroi IKSHPK.

Rastet pozitive: Nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.