Kryesore Rritet sërish numri i infektimeve me COVID, 1.648 raste në 24 orë

Rritet sërish numri i infektimeve me COVID, 1.648 raste në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 1,648 infektime të reja me COVID-19, ndërsa 5 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Numri i rasteve të reja ka shënuar rritje, pas përhapjes edhe të variantit Omicron në Shqipëri.

Rastet e reja pozitive kanë dalë nga 7,812 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 309 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 202,386 raste shërimi nga COVID-19.

Në Shqipëri janë në aktualisht 9,286 pacientë aktivë me COVID-19. 106 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 12 ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.