Bota Rritja e numrit të vetëvrasjeve, Japonia emëron “ministrin e Vetmisë”

Rritja e numrit të vetëvrasjeve, Japonia emëron “ministrin e Vetmisë”

Japonia ka emëruar ministrin e saj të parë të Vetmisë, pasi nivelet e vetëvrasjeve u rritën për herë të parë në 11 vjet.

Duke ndjekur shembullin e një emërimi të ngjashëm në Mbretërinë e Bashkuar në 2018, Kryeministri Yoshihide Suga emëroi ministrin Tetsushi Sakamoto në rolin e ministrit të Vetmisë këtë muaj.

Administrata e Suga e konsideron çështjen si urgjente, me vetminë në mesin e popullatës së Japonisë që vihet përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të pandemisë.

Izolimi shihet si shkak i një numri çështjesh të tjera shoqërore, të tilla si vetëvrasja, varfëria dhe përkujdesja sociale.

Shifrat paraprake të lëshuara nga Agjencia Kombëtare e Policisë së Japonisë treguan se 20,919 njerëz morën jetën e tyre në 2020, 750 më shumë se në vitin 2019.

Zyra e kabinetit të Japonisë gjithashtu krijoi një task forcë, që do të kërkojë të adresojë çështjen e vetmisë nën juridiksionin e një sërë ministrive dhe të hetojë ndikimin e saj.

Sakamoto, i cili është gjithashtu i ngarkuar me trajtimin e nivelit të natalitetit në vend dhe rigjallërimin e ekonomisë rajonale të luftës, tha se ai shpreson të “kryejë aktivitete për të parandaluar vetminë dhe izolimin shoqëror dhe për të mbrojtur lidhjet midis njerëzve”.

Të dhënat tregojnë se vetëm në muajin Tetor, Japonia pa më shumë njerëz të vdisnin nga vetëvrasja sesa kishin vdekur nga Covid-19 në të gjithë vitin 2020.